Kenneth Andresen me fotografitë e tij të realizuara pas luftës në Kosovë, shumë shpesh nga kthen mbrapa në kohë.

Së fundi, ai ka postuar në profilin e tij në Twitter, një fotografi të atëherë Stadiumit të Prishtinës, tash ‘Fadil Vokrri’.

Ai e kishte realizuar këtë fotografi më 18 shtator të vitit 1999, nga kulmi i ndërtesës ku ishte i vendosur KFOR-i.

Rreth 50 mijë njerëz ishin të mbledhur në stadium, në paradën e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kenneth Andresen atëkohë punonte në zyrën për media të KFOR-it./VAR Kosova/