Nuk mund të mos shënonte në këtë ndeshje mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes. Ai ishte sërish heroi i Djajve të kuq në fitoren e minutave të fundit kundër Newcastle United.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 2-të të ndeshjes, me autogolin e mbrojtësit të United, Luke Shaë.

20 minuta më vonë sërish shënoi një mbrojtës, por këtë herë në portën e kundërshtarit.

Kapiteni Harry Magurire, që ishte fytyra tragjike e Anglisë në ndeshjen e fundit, shënoi për të barazuar rezultatin.

Shansin për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës së tij, e kishte portugezi Bruno Fernandes fillimisht në minutën e 58-të, por për çudi nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.

Ishte pikërisht Fernandes atij që iu anulua një gol nga VAR në pjesën e parë, ai që shënoi në minutën e 86-të, për epërsinë e United.

Golin e tretë në ndeshje e shënoi mbrojtësi i djathtë, Aaron Wan-Bissaka, në minutat shtesë të ndeshjes.

Fernandes për golin e fundit në ndeshje, të cilin e shënoi Rashford./VAR Kosova/