Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes sot në një konferencë për media të mbajtur  para ndeshjes me Maqedoninë e  Veriut, foli për listen e  futbollistëve të futar për këtë takim.

Challandes tregoj edhe për Amir Rrahmanit i cili nuk po lejohet nga skuadra e Napolit të udhëtoj drejtë Kosovës, kjo pasi në skuadrën italian dy futbollist kanë rezultuar pozitv edhe tashmë e gjithë skuadra është në karantinim, shkruan VAR Kosova.

Por, trajneri zviceran thotë se është në kontakt me FIFA-n për këtë çështje dhe pritet që mbrojtësi ynë t’i bashkohet Kombëtares sot ose nesër:

“Jemi në kontakt të vazhdushme me FIFA-n, nga kontakti i fundit që kam pasur me ta, situata për Rrahmanin duket mjaft pozitive, nuk ka vendim final ende, Amir Rrahmani mund t’i bashkohet ekipit sot apo nesër në mëngjes, ne akoma jemi në pritje për vendimin final”, tha Challandes.