Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet skuadrës ruse Krasnodar dhe Chelseat.
Pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve, ka përfunduar me epërsinë e londinezëve.
Callum Hudson-Odoi shënoi në minutën e 37-të të ndeshjes.
Chelsea e kishte mundësinë të shënonte, por Jorginho dështoi nga pika e bardhë në minutën e 14-të.
Në këtë ndeshje janë të lejuar tifozët. Rreth 10 mijë tifozë në distancë me njëri-tjetrin janë të pranishëm në stadiumin Krasnodar në Rusi.