Ish futbollisti dhe artisti i njohur, Rasim Thaqi, i ftuar në televizionin “Kanal10” ka deklarua se Lirim Kastrati duhet të jetë zëvendësuesi i Vedat Muriqit.

Thaqi i ftuar në “Pasditen Sportive” kushtuar ndeshjes Maqedonia e Veriut – Kosova, ka deklaruar se Kastrati është zëvendësuesi ideal i Muriqit.

“Për mua duhet të jetë Lirim Kastrati, edhe si zëvendësuesi i Rashicës mund të luajë”, ka deklaruar Thaqi, transmeton Insporti.com.

Për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Në “Todor Proeski” në Shkup, “Dardanët” do të përballen sonte me Maqedoninë e Veriut nga ora 20:45.

Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Ndryshe, fituesi i kësaj ndeshjes përballet me fituesin e ndeshjes tjetër, Gjeorgji – Bjellorusi.