Talenti i madh nga Kosova, Leon Dajaku po vazhdon me hapa të sigurt karrierën në gjigantin gjerman, Bayern Munich, shkruan VAR Kosova.
Dajaku u aktivizua rreth 30 minuta në fitoren e Bayernit kundër Dueren me rezultat 0:3, në kuadër të Kupës së Gjermanisë (DFB Pokal).
Trajneri i bavarezëve, Hans-Dieter Flick i beson sulmuesit të talentuar duke i dhënë minuta në ndeshje të ndryshme, madje edhe në Bundesligë.
Dajaku në Bayern Munich është transferuar nga Stuttgart për t’u aktivizuar në skuadrën e dytë, por me ardhjen e Flick, ai po aktivizohet edhe në skuadrën e parë të kampionit gjerman.
Sulmuesi, 21 vjeçar, ende nuk ka vendosur se a do të pranojë Përfaqësuesen e Kosovës apo Kombëtaren e Gjermanisë. /VAR Kosova/