Një ditë pasi humbi në Shkup Kombëtarja A e Kosovës, kokulur pas 90 minutave kanë dalë nga stadium edhe futbollistët e Rafet Prekazit.
Kosova U21 humbi si vendas nga Austria me rezultat 0-1.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, futbollistët e Kosovës u dorëzuan në fund të ndeshjes.
Në minutën e 87-të mysafirët kaluan në epërsi dhe me këtë gol edhe morën tri pikë.
Goli u shënua nga Grull.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin 3 të ciklit eliminator për “Euro 2021”.



























