Portieri i Kosovës, njëherit kapiteni Samir Ujkani, është bashkuar me pjesën tjetër të grupit.
Ujkani që ishte mungesë e madhe morale për Kombëtaren në humbjen e djeshme nga Maqedonia e Veriut, do të stërvitet me futbollistët e tjerë para ndeshjeve me Slloveninë dhe Greqinë.
Prezenca e tij u konfirmuar nga fotot e një takimit me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe trajnerin Bernard Challandes.
Mbetet të shihet nëse trajneri zviceran do ta inkuadrojë në lojë Ujkanin në vend të Aro Muric.



























