Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në raundin tjetër në kategorinë deri në 48 kg në “Grand Slamin” e Hungarisë.

Krasniqi ka arritur që të mposht hungarezen Eva Csernoviczki, me Ippon.

Kosovares iu nevojitën vetëm dy minuta luftë, për të hedhur në tokë kundërshtaren.

“Disi” në raundin tjetër do të takohet me fituesen e sfidës Nikolic (Serbi) – Boukli (Francë)

Ndryshe, Nora Gjakova dhe Flaka Hoxha janë eliminuar nga kjo garë si dhe japonezi që e përfaqëson Kosovën Shigeki Nakamura.