Andi Zeqiri ka qenë futbollisti shqiptar më i përfolur javët e fundit. Pritej që ai sot të shkonte në Shkup, bashkë me pjesën tjetër të Kombëtares së Kosovës.
Megjithatë, ai vendosi që të luajë për Zvicrën U-21 dhe jo të ndihmojë Kosovën në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut.
Zeqiri është pjesë e listës së futbollistëve në ndeshjen që Zvicra e luan pas dy ditësh kundër Gjerogjisë.
Andi Zeqiri ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet i lumtur bashkë me shqiptarët e tjerë që luajnë për Zvicrën, Kastriot Imerin dhe Bastian Tomën.