Emërimi i Andrea Pirlos si trajner i Juventusit, u prit shumë mirë nga tifozët bardhezi.
Mirëpo, nga analistët e sportit në Itali, është kritikuar prej fillimit një emërim i tillë pas shkarkimit të Sarrit.
Pirlo këtë sezon në Itali, ka vetëm një fitore në fushë dhe një në tavolinë kundër Napolit, që nuk mundi të udhëtonte për ta zhvilluar ndeshjen për shkak të infektimit të disa futbollistëve me COVID-19, shkruan VAR Kosova.
Humbja e mbrëmshme në Torino nga Barcelona, ka bërë që të fillojnë talljet me ish-mesfushorin italian.
Pjesë e talljes padyshim që është edhe sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata. Numri 9 i Juventusit tundi rrjetën e Netos tri herë, por nga pozita jashtë-loje.
Barcelona arriti të fitonte me rezultat 0-2, me golat e Dembele dhe Messit, që shënoi nga pika e bardhë.
Në këtë ndeshje mungoi ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili rezultoi pozitiv në testin për COVID-19./VAR Kosova/