Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit të sotëm të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë.
Kosova luan takimin e parë pas humbjes ndaj Maqedonisë së Veriut në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, ku “Dardanët” humbën mundësinë e fundit për kualifikim në Kampionat Evropian.
Trajneri Bernard Challandes ka vendosur për formacionin 4-2-3-1, ku në vijën e fundit të sulmit luan mbrojtësi Benjamin Kololli në vend të Atdhe Nuhiut.
Trajneri i Dardanëve ka vendosur që në këtë takim të luajë me katërshen sulmuese Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.
Në anën tjetër, Sllovenia në sulm do të luajë me Vuckic dhe Lovric.
Formacioni startuesi i Kosovës: Muric, Hadergjonaj, Drecevic, Aliti, Paqarada, Shala, V.Berisha, Zhegrova, Celina, Zeneli, Kololli.