Bekim Zogaj do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Barcelona – Ferencvaros, në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan VAR Kosova.
Zogaj do të jetë asistent i gjyqtarit kryesor Sandro Scharer për ndeshjen e parë të Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Është hera e parë që një gjyqtar nga Kosova, që do të ndajë drejtësinë në nivelin e grupeve.
Barcelona është në grupin G, e cila të martën (me 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou dhe kërkon fitore kundër Fderencvarosit, ku paraqitet reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. /VAR Kosova/