Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Zvicrës, me epërsinë e vendasve.
Në minutën e 14-të, spanjollët kaluan në epërsi me golin e Mikel Oyarzabal.
Ai shënoi pas gabimit të portierit zviceran Yann Sommer.
Por përveç portierit, gaboi edhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka.
Futbollisti i Arsenalit, rrëshqiti pas pasimit të dobët të portierit, duke i dhënë hapësirë kundërshtarëve që të shënojnë gol.



























