Sllovenia do të luajë nesër kundër Kosovës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Futbollistët sllovenë janë stërvitur pasditen e së shtunës në kryeqytet.
Dihet që Sllovenia ka shumë lojtarë që luajnë në liga të forta të Europës, mirëpo më i famshmi është portieri i skuadrës spanjolle Atletico Madrid, Jan Oblak.

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale, një prej portierëve më të mirë në botë aktualisht, shihet duke u stërvitur në ‘Fadil Vokrri’.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë e vlefshme për Ligën e Kombeve, zhvillohet nesër (e diel) me fillim prej orës 20:45.




























