West Ham United ka arritur që për mrekulli të ndal në shtëpi Manchester Cityn, duke barazuar 1 me 1.
Ishin pikërisht vendasit ata që shënuan të parët.
Michael Antonio shënoi një gol shumë të bukur për epërsinë 1-0 në minutën e 18-të të ndeshjes.
Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë të këtij takimi.
Në pjesën e dytë, City barazojë rezultatin me anë të Foden, i cili zëvendësoi sulmuesin e Aguero.
Me këtë barazim, skuadra e Pep Guardiolas, radhitet në pozitën e 11 në tabelë.