Kampioni i botës në boks, Haxhi Krasniqi, ka folur për karrierën e tij dhe vështirësitë për të arritur deri te titulli i fituar.

Ai në emisionin Rubikon, ka treguar se boks për herë të parë ka ushtruar në Gjermani kur kishte shkuar si 17-vjeçar.

Ndonëse në Kosovë nuk kishte kushte për të ushtruar, përsëri kujtimet më të mira i ka në Junik, në vendlindjen e tij.

“Kosova nuk na jep shumë mundësi, por kujtimet më të mira i kam këtu. Kam sakrifikuar shumë për këtë sport që ta përfaqësoj sa më mirë vendin tim. Çdo natë kam pasur gjak në fytyrë, por unë kam vazhduar dhe nuk kam pasur frikë. I kërkoja trajnerit që përleshem”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka treguar çfarë i tha babai i tij, kur Krasniqi kishte filluar të merret me boks.

“Shiko djali im, mendo shumë mirë se nuk është mirë dhe lehtë për prindërit me të pa para atyre shikuese duke humbur, mendohu mirë se çfarë dëshiron, se këtu duhet punë e madhe”, ka thënë Krasniqi.