during the serie A match between SSC Napoli and Bologna FC at Stadio San Paolo on January 28, 2018 in Naples, Italy.

Roma i është kthyer sërish interesimit për kapitenin e Shqipërisë Elseid Hysaj.

Klubi verdhekuq po ndjek prej kohësh situatën e futbollistit të Napolit, i cili nuk po merr përgjigjen pozitive nga klubi i kaltër për rinovimin e kontratës.

Sipas asaj çfarë raporton “Calciomercato”, kryeqytetasit do të tentojnë ta bindin 26-vjeçarin gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, nëse Roma nuk ia del të sjellë Hysajn në “Olimpico” në fillim të vitit të ardhshëm, atëherë mundësia e vetme mbetet për verën e 2021-shit, kohë kur mbrojtësit të krahut kuqezi i skadon kontrata me Napolin.

Nëse do të kalojë te Roma, Hysaj do të bashkohet me lojtarin tjetër të Shqipërisë Marash Kumbullën.