Nga vetëizolimi Cristiano Ronaldo, i ka quajtur gënjeshtra lajmet se ai ka thyer rregullat  e protokollit shëndetësor kur u kthye nga Portugalia në Itali.

“Është gënjeshtër”, ka thënë portugezi.

Ronaldo është në karantinë në shtëpi në Torino, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus pas ndeshjeve me Portugalinë.

“Familja e ime është në një kat tjetër të shtëpisë, pra ne ende nuk mund të kemi kontakt”, ka thënë Ronaldo në Instagram.  

Ronaldo kështu i është përgjigjur komenteve nga Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, i cili tha se 35 vjeçari besohet se “ka thyer rregullat e portofolit shëndetësor”.

“Vazhdimisht jam në shtëpi, dal në diell dhe ditët kalojnë. Po e respektojë protokollin, nuk e kam thyer, sikurse është thënë. Është gënjeshtër. Jam kthyer nga Portugalia sepse skuadra e ime ka kërkuar dhe jam i sigurt që kam kompletuar të gjitha procedurat. Jam kthyer në Itali me një ambulancë ajrore dhe nuk kam pasur kontakt me askënd, madje as në Torino”, ka thënë Ronaldo.