Futbollisti i skuadrës angleze Everton, James Rodrigues, po vuan nga një lëndim në testikuj, pas një përballje me po ashtu të lënduarin Virgil van Dijk në barazimin 2-2 me Liverpoolin më herët gjatë këtij muaji.

Kolumbiani, që po vazhdon të rikuperohet në shtëpi, ka marrë një mesazh nga ylli i filmave porno, Kendra Lust.

Në kushte të tilla, James nuk ka marrë mesazhe për shërim sa më të shpejtë nga familjarët e tij apo shokët.

Për këtë u përkujdes Kendra Lust, përmes një komenti në profilin e talkSPORT në Instagram, që ka postuar fotografinë e James.

“Ouch. Shpresoj që je mirë”, ka shkruar Lust në koment.