Jemi mësuar të shohim skuadrën nga Bergamo, Atalanta, të shënojë shumë gola, por jo edhe të pranojë.

Mirëpo, Napoli ka arritur që në pjesën e parë të shënojë katër herë në portën e mysafirëve.

Lozano shënoi dy herë për pesë minuta, 23’ dhe 27. Tre minuta më vonë shënoi edhe Politano.

Kurse për rezultatin e pjesës së parë Napoli 4, Atalanta 0, u përkujdes Osimhen dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e dytë dhe a do të ketë minuta për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është në bankën rezervë të Napolit./VAR Kosova/