Haxhi Krasniqi ka treguar se nuk ka raporte shoqërore me Luan Krasniqin, boksierin tjetër nga Juniku.

Ai ka treguar se i kishte kërkuar ndihmë në fillim të karrierës nga Luan Krasniqi.

“Në fillim iu kemi ofruar, por e kuptoj se ai ka qenë i zënë me karrierën e tij. Nuk kam raporte shoqërore me Luan Krasniqin. Çdo gjë që e kam arritur në karrierën e time, e kam bërë vet”, ka thënë kampioni i botës.

Haxhi Krasniqi disa ditë më parë u shpall kampion i botës në WBA dhe kampion i botës në IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti me nokaut boksierin gjerman, Dominic Boesel.