Real Madrid me shumë vështirësi ka arritur të marr një pikë në Gjermani kundër Borussia Monchengladbach, ndeshje kjo që përfundojë më rezultat 2-2.

Në fillim të pjesës së dytë, saktësisht kur futbollistët po bëheshin gati të ktheheshin në fushë, kamerat kanë filmuar një ngjarje mjaftë interesante.

Sulmuesi Karim Benzema shihet duke i thënë mbrojtësit të majtë Mendy, që të mos pasojë topin te braziliani Vinicius.

“Po luan kundër nesh”, raportohet t’i ketë thënë Benzema mbrojtësit Mendy.

“Mos luaj me të. Të betohem për jetën e nënës sime, ai [Vinicius] po luan kundër nesh”, i tha Benzema.

Telefoot lëshoi këto pamje menjëherë pas ndeshjes, të cilat kanë bërë bujë në rrjetet sociale.