Ballkani mbetet lider i Superligës edhe pas xhiros së gjashtë, shkruan VAR Kosova.
Sot u zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro, derbi i Anamoravës ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, i cili përfundoi baras pa gola.
Ndeshja e dytë që u zhvillua sot ishte ndërmjet Treçës ’89 dhe Feronikelit, e që po ashtu përfundoi baras pa gola.
Në këtë ndeshje debutoi trajneri shqiptar dhe ish reprezentuesi i Shqipërisë, Klodian Duro në bankinën e Feronikelit.
Ky rezultat më së shumti i ka konvenuar skuadrës së Ismet Munishit, Ballkanit i cili tashmë ka 16 pikë dhe është distancuar gjashtë pikë larg vendit të dytë ku gjendet Drita që ka 10 pikë, por që ka dy lojë më pak.
Gjilani me këtë pikë të fituar ngritet në vendin e tretë të klasifikimit me nëntë pikë të tubuara. /VAR Kosova/
Kjo është tabela momentale e Superligës së Kosovës në futboll: