Derbi i Anamoravës, Drita – Gjilani përfundoi pa fitues me rezultatin baras pa gola 0:0, shkruan VAR Kosova.

Të dyja skuadrat luajtën fortë dhe pati duele por për fat të keq nuk dhuroi asnjë gol.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu për “Art Sport”, ka thënë se ekipi i tij luajti mirë, por fati i nuk e deshi të shënojnë gol.

“Nuk merzitëm pse nuk kemi fituar, pasi kemi luajtur mirë. Kemi krijuar shumë raste por thjeshtë nuk ditëm të realizojmë. Vijnë ndeshjet e radhës dhe ne besojmë semund të shënojmë. Duhet ditur se kishim një kundërshtar të fortë, por futbollistët i janë përgjigjur mirë lojës dhe nuk lejuam asnjëherë të na rrezikojnë. Në anën tjetër nuk arritëm të shënojmë, por me rendësi ka që ekipi po luan mirë”, ka thënë Nuhiu. /VAR Kosova/