Të dielën Kombëtaren e Kosovës, e pret një tjetër sfidë e vështirë. Të udhëhequr nga Bernard Challandes, futbollistët kosovarë do të përballen me ata sllovenë.

Para kësaj ndeshje, ata janë stërvitur në stadiumin ‘Rexhep Rexhep’ në Drenas, komunë kjo që udhëhiqet nga Ramiz Lladrovci.

Kosova të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës së Kombeve pret Slloveninë.

Pastaj do të ndeshet me Greqinë.