Tifozët e skuadrës Ballkani nga Suhareka, i janë bashkuar grupit të Tifozave Kuq e Zi.
‘Xhebrailat’ do të jenë përfaqësues të Tifozave Kuq e Zi në Suharekë.
Ky lajm është konfirmuar në faqen zyrtare të Tifozave Kuq e Zi.
“Zërit tonë në mbështetje të Kombëtares nga dje i bashkohet edhe grupi XHEBRAILAT nga Suhareka. Korab Elshani , prijës i grupit, do të jetë edhe përfaqësues i TKZ-së në këtë qytet. Bashkë, dhe vetëm bashkë, ju urojmë mirëseardhje në grupin tonë. Pa interesa, e krahë për krahë të bashkuar drejt realizimit të synimeve tona”, është shkruar në këtë postim.
“Veç Shqipni Etnike, kurgjo tjetër! #1Komb #1Kombetare #1ligeshqiptare”



























