Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës, derisa sonte është përballur me Slloveninë në kryeqytet.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes nuk e kanë harruar humbjen nga Maqedonia e Veriut, derisa sonte janë mposhtur edhe nga Sllovenia.
Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 0:1 nga sllovenët.
Golin e vetëm dhe të fitores për Slloveninë sonte e shënoi Haris Vuckic në minutën e 22-të të ndeshjes.
Kosova i kishte disa raste të mira për gol sonte, por mbrojtja sllovene si dhe portieri Jan Oblak ishin në element.
Me këtë humbje, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin 3 me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve, kurse Sllovenia renditet në vendin e dytë me katër pikë