Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Futbollistët e Kosovës për herë të parë do të shkelin stadiumin “Tose Proeski” në orën 18:00.
Ndërsa, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes me fillim të orës 17:30 do të mbajë konferencën për shtyp.
Kosova, përkundër mungesave të shumta, do të mundohet ta fitojë ndeshjen e nesërme ndaj maqedonasve për ta prekur finalen e madhe, ndaj Bjellorusisë ose Gjeorgjisë.
Ndeshja me Maqedoninë zhvillohet nesër me fillim të orës 20:45.