Në prag të ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut, është krijuar një kaos i madh në Përfaqësueses e Kosovës. Mungesa të shumta, inate personale mes përzgjedhësit Bernard Challandes dhe Bernard Berishës, mos ardhja e Amir Rrahmanit, të gjithë këto kanë krijuar një KAOS të madh.
Rreth një orë më parë të gjithë tifozët shqiptarë iu gëzuan lajmit të publikuar nga klubi italian, SS Lazio, se Vedat Muriqi është i gatshëm për grumbullim me Kosovë.
Megjithatë, nuk vonoi shumë Federata e Futbollit të Kosovës e demantoi klubin italian duke shkruar se Muriqi nuk do të jetë i gatshëm për tri ndeshjet e radhës dhe se Lazio ka gabuar.
Ky njoftim nga FFK-ja ka vendosur në lajthitje të gjithë, duke krijuar huti në opionion rreth gjendjes së Muriqit.
Në sajtin zyrtar të Lazios, ende figuron emri i Muriqit se është i gatshëm për tri ndeshjet e radhës stë Kosovës.
Ndërsa, sipas sajtit të FKK-së thuhet se në testet e sotme sulmuesi nga Prizreni ka dështuar në teste fizike.
Pikërisht këtu vihet dyshim se si një klub i madh italian si Lazio të bëjë një gafë të tillë, duke e vendosur emrin e Muriqit në listën e futbollistëve të cilët do të lirohen nga klubi për t’iu bashkuar kombëtareve.
Vedati javë më parë kompletoi transferimin e tij te ish kampioni italian. Pasi u zyrtarizua si futbollist i Lazios, ai rezultoi pozitiv me koronavirus dhe u izolua në Stamboll.
Muriqi pasi u shërua, filloi stërvitjet dhe në disa fotografi të publikuara nga klubi italian, ai shihej se është gati për të luajtur.
Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjen me Maqedoninë do ta zhvillojë më tetor në Shkup.
Në rast të fitores do të kualifikohet në finale të “Play Off”-it dhe në rast se arrin të fitojë të dy ndeshjet, atëherë do të kualifikohet për në Kampionatin Evropian “Euro2021”.