Goran Pandev ka udhëtuar në drejtim të Shkupit nga Napoli për t’iu bashkuar Kombëtare së Maqedoisë së Veriut, shkruan VAR Kosova.
Ylli i skuadrës maqedonase, Goran Pandev, ishte në pikëpyetje për këtë ndeshje, pasi te Genoa ka mbi 20 raste me Covid-19.
Megjithatë, mediet maqedonase bëjnë të ditur se Pandev dhe Ilija Nestorovski kanë udhëtuar mbrëmë drejt Shkupit.
Të dy lojtarët vijnë nga Italia dhe shihen si shtysë e madhe për kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.
Mungesë e madhe për maqedonasit do të jetë Eljif Elmas i Napoli.
Në një situatë të jashtëzakonshme, ku disa lojtarë po pengohen për t’iu bashkuar kombëtareve, si pasojë e Covid-19, Maqedonia e Veriut ka një situatë më të mirë. /VAR Kosova/