Tashmë jemi futur në javën e parë të tetorit, javë historike po afrohet. Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë së Veriut, për të siguruar biletën në finale të kësaj gare, shkruan VAR Kosova.
Drejtësia në këtë ndeshje të “nxehtë” do të jetë mbi supet e gjyqtarit holandez, Danny Makkelie.
Makkelie ka një përvojë të madhe, pasi ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës, në ndeshjen Sevilla – Inter.
Ai referoi edhe në Kupën e Botës në Rusi, kurse Maqedonia luante nën drejtësinë e tij në vitin 2019, në Shkup, kundër Sllovenisë.
Ndeshja do të ketë edhe asistencën e VAR, për gjyqtarin holandez, Makkelie.
Asistentët e tij do të jenë gjithashtu nga holanda.
“Dardanët” do të luajnë më 8 tetor në udhëtim kundër Maqedonisë Veriore.
Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku synohet kualifikimi për Euro 2020. /VAR Kosova/