Milot Rashica pritet të aktivizohet në ndeshjen e radhës së Werder Bremenit në Bundesligën gjermane, shkruan VAR Kosova.
Trajneri Kohfeldt është paraqitur sot në një konferencë për shtyp para ndeshjes së fundjavë.
Ai ka treguar për situatën në skuadër, si dhe për gjendjen e Milot Rashicës.
“Tri ditë pushim ishin mirë për të gjithë. Unë kam të gjithë futbollistët e mi në dispozicion. Toprak dhe Mohwald nuk mund të luajnë 90 minuta, por janë të gatshëm. Gjithashtu edhe Milot Rashica”, deklaroi trajneri gjerman.
Skuadra e Florian Kohfeldt do të përballet me Freiburgun.
Ndryshe, Rashica i mungoi Kosovës në ndeshjet e tetorit shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Moldavisë në muajin shtator. /VAR Kosova/