Manchester City ka arritur që të fitojë në Francë kundër Marseille.
Tre gola kanë shënuar futbollistët e trajnerit Pep Guardiola, që kohët e fundit është në vështirësi sa i përket rezultateve positive.
Sulmuesi 20-vjecar Ferran Torres, shënoi golin e parë në këtë ndeshje. Spanjolli shënoi në minutën e 18-të, rezultat ky me të cilin skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes.
Në pjesën e dytë, futbollistët e skuadrës angleze, shënuan edhe dy herë.
Në minutën e 76-të shënoi Gudogan dhe në minutën e 81-të, shënoi anglezi Raheem Sterling për rezultatin përfundimtar 3-0.