Mediet italiane zbulojnë se sulmuesi i Napolit, Milik ka udhëtuar drejt Polonisë për t’ju bashkuar ekipit kombëtar për ndeshjet e tetorit.

Kjo maksimalisht rrit gjasat që edhe Amir Rrahmani mund t’i bashkohet Kosovës për ndeshjen vendimtare me Maqedoninë e Veriut.


Napoli dje doli më shumë lajme, e para duke anuluar ndeshjen me Juvenusin, ndërsa gjëja tjetër që shqetësoi opinionin ishte izolimi I lojtarëve dhe moslejimi i grumbullimit me kombëtaret e tyre

Megjithatë, gjërat në orët e fundit kanë ndryshuar pasi u kuptua se asnjë institucion shëndetësor nuk i ka dhënë urdhër Napolit për të marrë veprime të tilla.



Se çfarë do të sjellin orët në vazhdim mbetet të shihet, është edhe Liga e Serie A që i ka kumtuar lajmin Napolit se nëse nuk e zhvillon sonte ndeshjen me Juventusin e humb me rezultat zyrtar 3:0. /VAR Kosova/