Ylli brazilian Neymar është detyruar të largohet nga loja në minutën e 25-të të ndeshjes.

Neymar është lënduar dhe duket se nuk ka mundur të vazhdojë lojën.

Kampionët e Francës, Paris Saint-Germain, janë mysafirë të skuadrës turke Basaksehir.

Kur kanë kaluar më shumë se 30 minuta lojë, ende nuk është shënuar asnjë gol, njëjtë sikurse takimi tjetër që po zhvillohet në Rusi ndërmjet Krasnodar dhe Chelseat.

Vlen të përmendet se sonte në Stamboll, skuadra franceze është duke luajtur me fanella të reja.