Kosova do të luajë të enjten në Shkup kundër Maqedonisë së Veriut me fillim nga ora 20:45. Por në këtë ndeshje, Kosova do të ketë shumë mungesa.
Sulmuesi më i mirë Vedat Muriqi, nuk ka mundur të grumbullohet për shkak të lëndimit.
Ngjashëm edhe ylli i Werder Bremen, Milot Rashica.
Me shumë gjasë në ndeshje nuk do të jetë as kapiteni Amir Rrahmani, për të cilin fillimisht u raportua se ishte infektuar me koronavirus, por që këtë lajm ai e demantoi.
Të gjitha këtyre mungesave, i është gëzuar shumë kombëtarja e Maqedonisë së Veriut.