Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet që po zhvillohen në kuadër të javës së nëntë të Superligës së Kosovës.

Në ndeshjet kryesore të sotme ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës, është shënuar një gol.

Mysafirët kanë arritur që të shkojnë në dhomat e zhveshjes me një gol epërsi.

Në minutën e 34-të shënoi Oto John.

Gol ka shënuar edhe Gjilani kundër Besës. Kujtojmë se të tri këto ndeshje kanë filluar në orar të njëjtë, 14:00.

Rezultatet e pjesëve të para:

Drenica – Trepça ’89 0 – 0

Ballkani – Prishtina  0 – 1

Gjilani – Besa 1 – 0