Kapiteni aktual i Barcelonës, Lionel Messi, është parë prej kohësh si simbol i klubit që kur magjistari brazilian Ronaldinho u largua nga klubi në vitin 2008.

Megjithatë, Messi e kishte mundësinë të nënshkruante me rivalin kryesor të Barcelonës, Real Madridin. Por, argjentinasi e refuzoi një ofertë të tillë.

Këtë e ka zbuluar në librin e tij ‘Grand Hotel Calciomercato’ të gazetarit Gianluca Di Marzio, shkruan Marca.

Sipas tij, në vitin 2013 Florentino Perez dëshironte të bënte të pamundurën që Messi të vishej në të bardha.

“Propozimi nga presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, u bë në vitin 2013 dhe ai i ofroi Messi 250 milionë euro”, shkruan Di Marzio në librin e tij.

Këto para sipas Di Marzio, ishin menduar fillimisht për rinovimin e stadiumit Santiago Bernabeu.

“Sidoqoftë, përgjigja e Messit ishte shumë e prerë – unë nuk do të transferohem në Real Madrid, mos humbni kohë”, shkruan Di Marzio./VAR Kosova/