Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram, shënoi dy gola kundër kampionit të Spanjës, Real Madrid.
Kjo lojë e tij dhe shumë lojë të tjera, kanë bërë që skuadrat e mëdha të vihen pas tij.
Liverpool është një prej skuadrave të mëdha që kanë shprehur interesim për Thuram.
Kampionët e Anglisë janë të gatshëm ta transferojnë 23-vjeçarin verën e ardhshme.
Ai ka tri vjet kontratë me skuadrën gjermane.