Trajneri Stefano Pioli ia doli të rikthejë Milanin te fitorja në derbi në kampionat, pas më shumë se 4 viteve.

Pas përfundimit të sfidës, për “Sky Sport”, trajneri i Milanit u shpreh se ishte një fitore e vuajtur për tifozët që shoqëruan skuadrën deri te stadiumi.

Më tej ai zbulon edhe një bisedë me sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç.

 “Ne jemi shumë të lumtur për këtë sukses, mposhtëm një ekip të madh.  Ne ia dolëm duke marrë një fitore të vuajtur për tifozët tanë. Ata na shoqëruan deri te stadiumi. Rruga jonë është ende e gjatë, kemi shumë vend për përmirësim”, tha Pioli.

“Ibra ishte shumë i lodhur, më kërkoi zëvendësim, por unë nuk e dëgjova. Zlatan është një kampion i madh që jep gjithçka, kontributi i tij për ekipin është shumë i rëndësishëm. Urime djemve të mi, kjo tregon se ne kemi punuar mirë dhe po vazhdojmë të rritemi”, tha trajneri Italian.

Zlatan Ibrahimoviç shënoi dy gola në fitoren e Milan kundër Interit.