Sot gjatë ditës është raportuar në mediet botërore se Paul Pogba është larguar nga Kombëtarja e Francës.
Sipas gazetës britanike, “The Sun, Pogba kishte vendosur të largohej nga Franca për shkak të presidentit Macron, i cili dha komente se sipas tij “feja islami është burim i terrorizmit ndërkombëtar”.
Por, këtë lajm të gazetës britaneze e ka hedhur poshtë vetë futbollisti i Manchester United dhe agjenti i tij, Mino Raiola.
Pogba ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social “Instagram”, ku shihej lajmi i “The Sun” dhe shkrimi i Paul Pogbas që shpjegoi gjithçka.
“E papranueshme, lajm i rremë”, ka shkruar Pogba në “Instagram”.
Ndërsa, Raiola ka shkruar se është e papranueshme se si mediet ndonjëherë veprojnë në këtë mënyrë dhe se shpërndajnë gënjeshtra për të tërhequr vëmendjen.
Pogba këtë sezon është ndër futbollistët më të mirë të Manchester United dhe Kombëtares së Francës. /VAR Kosova/