Barcelona në mesjavë shënoi edhe fitoren e dytë në La Liga, duke mposhtur 0-3 Celta Vigon, edhe pse ishte me një lojtar më pak në fushë.
Ishte mbrojtësi Clement Lenglet që u ndëshkua me karton të kuq, tre minuta para fundit të pjesës së parë.
E në pushimin e pjesës së parë, Lionel Messi ka pasur një konfrontim me gjyqtarin e takimit, duke i kërkuar arsyet e ndëshkimit me karton të kuq të Lenglet.
Messi kishte argumentuar me gjyqtarin në fushë, por atë e bëri edhe në tunelin e stadiumit, sipas pamjeve të Movistar.
Me të ishin edhe Gerard Pique dhe trajneri Ronald Koeman, që qënduan rreth gjyqtarit Del Cerro Grande, duke kërkuar një shpjegim.
Gjyqtari i demonstroi Messit se krahu i ngritur i Lenglet ishte për t’u ndëshkuar me karton të verdhë, që ishte i dyti për mbrojtësin.