Protagonisti i një video që u bë virale në mediat online në Kosovë, Benji Kololli, ka reaguar në Instagram për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.

Nga disa media u raportuar se ylli i Kosovës, ka fyer tifozët ‘Dardanë’.

Por e vërteta qëndron ndryshe. Kololli nuk i ka fyer ‘Dardanët’, por as kundërshtarët’.

Ai vetëm ka përsëritur këngën që po këndonin tifozët e Kosovës.

“Nëse nuk dëgjoni mirë, blijeni një aparat. Unë po këndoj me tifozët dhe po e përsëris këngën e tyre”, ka shkruar Kololli në postim.

Kjo është video ku mund të dëgjohet edhe zëri i tifozëve.

“Dardanët” e kanë përcjellë autobusin e Kosovës deri në kufi me Maqedoninë, duke kënduar e brohoritur për t’i motivuar për ndeshjen e cila zhvillohet nesër (enjte) me fillim të orës 20:45.