Boksieri kosovar që jeton në Gjermani, Robin (Haxhi) Krasniqi, është shpallur kampion bote në WBA.

Djaloshi nga Juniku ka mposhtur boksierin që deri më sot ishte kampion i botës në WBA dhe IBO, Dominic Boesel.

Krasniqi fitoi me nokaut kundër gjermanit Boesel. Ai e ka nokautuar gjermanin pas raundit të tretë duke e fituar titullin e kampionit.

Robin Krasniqi është shqiptari i parë që shpallet kampion bote.