Boksieri kosovar në Gjermani, Haxhi Robin Krasniqi, do të luftojë për titull të kampionit të botës.
Kjo do të jetë hera e tretë që djaloshi nga Juniku, hynë në ring për këtë titull.
Kundërshtari i Krasniqit do të jetë kampioni aktual i botës në EWA dhe IBO, Dominic Boesel.
Sipas medieve në Gjermani, ky meç për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.
Ndeshja po transmetohet në Klan Kosova.




























