Sulmuesi i Milanos, Zlatan Ibrahimoviç, njihet për energjinë pozitive që ka. Këtë energji ai e reflekton edhe te shokët e skuadrës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, suedezi shihet në stërvitje bashkë me futbollistët e tjerë rosonerë.

‘Viktimë’ e lojës së Ibrahimoviç këtë herë ishte djali i legjendës italiane, Paolo Maldini, Daniel.

Në video shihet duke ndjekur të birin e ish-kapitenit të Milanos.

Zlatan Ibrahimoviç edhe më herët ka pasur ‘përleshje’ me futbollistë të tjerë në skuadra të tjera.