Skuadra Ballkani nga Suhareka, që drejtohet nga Ismet Munishi, ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.

Pasditen e së premtes, Ballkani është përballur me Arbërinë. Në ndeshjen që u zhvillua në “Agron Rama” në Obiliq, Ballkani fitoi me rezultat, 2:4.

Mirlind Daku (’52, ’83), Armend Thaqi (’73) dhe Ermal Krasniqi (’90) i shënuan golat sot për Ballkanin. Golat për vendasit i shënuan Sunaj Hasan (’35) dhe Almir Kryeziu (’67).

Pas kësaj fitore, Ballkani tash ka 16 pikë në krye të tabelës.