Pas humbjes nga Maqedonia e Veriut, Kosova edhe zyrtarisht ka mbyllur rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Humbja 1-2 në Shkup, nuk e dëmtoi ekipin e Kosovës vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar.
UEFA kishte ndarë 9.25 milionë euro të destinuara të shkojnë për të gjithë federatat që kualifikohen në grupe të Euro 2020.
Çdo fitore në grup vlen 1.5 milion euro, ndërsa barazimi 750 mijë euro, ndërsa kualifikimi nga grupet sjellë edhe dy milionë euro të tjera ekstra për kombëtaret.
Kështu, mos-kualifikimi i ka kushtuar Dardanëve rreth 10 milionë euro në aspektin financiar.



























