Me nga dy gola në secilën pjesë, Everton dhe Liverpool, kanë barazuar në derbin Mesrsyside.
Në këtë ndeshje që ndodhi pothuajse gjithçka, spektakli fillojë shumë herët.
Sadio Mane kalojë në epërsi mysafirët në minutën e 3-të.
Pak minuta më vonë, nga loja u largua lojtari kryesor i Jurgen Klopp.
Mbrojtësi Virgin van Dijk, u largua pas një lëndimi në duel me portierin kundërshtar Pickford.
Vendasit shënuan me anë të Michael Keane, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë 1-1.
Në pjesën e dytë, ishin sërish mysafirët ata që dominuan lojën. Egjiptiani Mohamed Salah kalojë sërish në epërsi Liverpoolin me golin e tij të 100 në të gjitha garat.
Por ishte sulmuesi më në formë në Premier League, Calvert-Lewin, i cili shënoi golin e 7 këtë sezon.
Në derbi nuk mungojë as kartoni i kuq, me të cilin u ndëshkua në fund të ndeshjes braziliani Richarlisson.
Po ashtu pjesë e këtij takimi ishin edhe ethet e sistemit VAR, përmes së cilit iu anulua goli i Liverpoolit i shënuar në minutat shtesë nga kapiteni Jordan Henderson./VAR Kosova/